Në Itali janë shënuar 3,039 raste të reja me koronavirus, ndërsa 604 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Nga të dhënat e bëra publike, ndonëse numri i viktimave është ende i lartë, vihet re një ulje e ndjeshme e numrit të të infektuarve, pasi ditën e djeshme u regjistrun 3 599 raste të reja, ndërsa sot 3 039.

Po ashtu ka pasur rënie edhe të numrit të pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive, nga 3898 në 3792. Një shifër shumë e rëndësishme, sepse ul presionin mbi spitalet.

Numri në total i të prekurve me koronavirus në Itali është 135.586,  ndërsa numri në total i viktimave është 17.127.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re