Avioni i kompanisë izraelite El Al u përball me probleme të mëdha gjatë uljes së detyruar në Turqi, gjë që nxori edhe një herë pah një tension në marrëdhëniet mes Izraelit dhe Turqisë.

Sipas mediave izraelite, avioni i El Al u ngrit nga Varshava të dielën më 30 qershor dhe u desh të bënte një ulje urgjente në Antalia të Turqisë, pas një urgjence mjekësore.

Pas uljes, ekuipazhi i El Al kërkoi karburant për të vazhduar udhëtimin e tyre për në Tel Aviv, por aeroporti turk refuzoi ta ofronte këtë shërbim.

Pasagjerëve iu tha se pritej të kalonin disa orë në tokë në Turqi, pa leje për t’u larguar nga avioni.

Të gjitha fluturimet direkte midis Izraelit dhe Turqisë janë anuluar që nga shpërthimi i luftës në Gaza dhe në maj Ankaraja njoftoi se do të ndalonte tregtinë me Tel Avivin.

Të gjitha fluturimet direkte midis Izraelit dhe Turqisë janë anuluar që nga shpërthimi i luftës në Gaza dhe në maj Ankaraja njoftoi se do të ndalonte tregtinë me Tel Avivin.

Këto ndërprerje të trafikut ajror përfaqësojnë një zhvillim të rëndësishëm diplomatik dhe ekonomik mes dy vendeve dhe kanë tërhequr vëmendjen e publikut dhe analistëve.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re