Ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, është shprehur se në Shqipëri lindshmëria është ulur ndjeshëm për shkak se gratë kanë një mungesë dëshire për të bërë fëmijë në moshë të hershme.

Komentet Solis i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log” në Panorama TV, ku tha se gratë janë të fokusuara te karriera deri në një moshë 30-vjeçare.

Ai shtoi se një tjetër faktor që ka ndikuar në rënien e ndjeshme të lindshmërisë është edhe emigracioni, që sipas tij, ka goditur strukturën ekonomike dhe skemën e pensioneve.

“Këtu ka ulje të lindshmërisë se nuk duan. Më herët vajzat kur shkonin 17 vjeç nisnin lindjet, tani janë të dhëna pas karrierës. Sa më herët të lindësh, aq më e lartë është mundësia të lindësh fëmijë të shëndetshëm. Edhe mundësisht burrin ta ketë sa më larg kushuri. Në në vitet 90 kishim 70 mijë lindje, tani 20-30 mijë lindje.

Infertilitet është kur duam fëmijë dhe nuk bëjmë. Gruaja do të bëjë karrierë dhe kur përfundon specializimet, masterin e të tëra, shkon 31. Është një angazhim i tmerrshëm të bësh fëmijë dhe ta rrisësh.

Këtu ikin në emigracion, bashkë me gratë e fëmijët, ata do të bëjnë fëmijë, jo unë. Unë e mbylla për vete. Ne kemi një emigracion të frikshëm dhe ikën e gjithë shtresa vitale për punë. Është prishur gjithë struktura e ekonomisë edhe në strukturën ekonomike dhe skëmën e pensioneve”, është shprehur Solis.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re