Ndricim Mehmeti, ekspert arsimi i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax Neës ka folur për ndryshimin e mesatares për maturantët që synojnë degët e mësuesisë.

Mesatarja për këto degë ulet nga 7.5 në 6.5, me kushtin që në ciklin master këta studentë të zgjedhin një drejtim tjetër nga ai i mësuesisë. Mehmetit, ngriti pikëpyetje përse vjen ky vendim i qeverisë ndërsa theksoi se arsimi është bërë si pantallonat me arne.

“Keni rënë të gjithë në atë që deklaroi Ministrja e Arsimit e cila ishte e pasaktë pasi edhe ajo nuk diti ta shpjegojë. Ne kemi dy programe mirëfilli mësuesie: Arsimi për ciklin parashkollor dhe arsim fillor për klasat 1-5. Pasardhësit e Cabejt do të jenë me mesatare 6.5, nuk ka gjë të keqe mos kemi frikë nga liberalizimi. 8.5 është mesatarja në mjekësi, kush vete me 8.5? Asnjë mesatarja është mbi 9.5. Në këtë pikëpamje ne duhet tu japim hapësirë. Mesatarja është subjektive.

Si mund të pranohet një maturant me një mesatare 6.5? “Ka arsye politike, a do të fshehësh faktin që të rinjtë po të ikin me vrap jashtë vendit, a do të fshehësh papunësinë dhe të thuash ja ku i kam. Edhe në rrethe të vogla nuk jetohet, kush nuk ka dëshirë që të vijë në Tiranë. Duhet të bëhen politika që në bazë. Kjo është bërë si ato pantallonat me arne që në fund nuk do t’i gjejmë ngjyrën”, tha Mehmeti.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re