Shifrat e fundit të Instat kanë treguar se numri i lindjeve në Shqipëri është ulur shumë, pasi janë shënuar vetëm 60 mije lindje në vit.

I ftuar në ABC e Mëngjesit, sociologu Gëzim Tushi ka deklaruar se vendi jonë ka rritjen e plakjes më të lartë në Europë, pasi nga 27 ka shkuar në 37. Ai ka treguar edhe arsyet se pse ndodh ky fakt.

Nga ana tjetër, në një lidhje me Skype, mjeku gjinekolog Maks Gjoni është shprehur se një ndër arsyet kryesore është largimi i shqiptarëve drejt vendeve europiane.

“Fakti i largimit të Shqipërisë nga vendi ndikon nga ana numerike ashtu edhe uljen e mesatares.

Në përgjithësi mosha mesatare e lindjes ka filluar në rritje si në Shqipëri ashtu edhe në Europë. Gjithashtu në lindjen e katërt, raporti justifikohet me lindjen e një djali”, tha Gjoni.

“Femrat në karrierë ka bërë qe të reduktohet numri i lindjeve. Së dyti, ka femra në Europë që nuk duan fëmijë në Europë dhe ulet numri.

Gjithashtu, ndikon edhe emigrimi. Edhe së treti, numri i rritjes së demokracisë, ku po rritet numri i të moshuarve.

Ky raport ndikon drejtpërdrejtë. Edhe një element i katërt, është çështja e abortit selektiv, që bëhet për shkak aktivitetit të gjinisë”, u shpreh Tushi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re