Skip to content

Ulja e tarifës së taksës së fluturimit, Goxhaj: Ka ndikim tek ata që fluturojnë shpesh, ka qenë kosto për pasagjerin

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Sot në Faxnees ka qenë i ftuar eksperti i aviacionit civil Dritan Goxhaj, i cili ka folur në lidhje me uljen e tarifës së taksës së fluturimit.

Goxhaj tha se në vetvete kjo tarifë është diskriminuese dhe se prek vetëm ata pasagjerë që lëvizin nga Rinasi dhe jon nga pikat e tjera kufitare.

Megjithatë kjo ulje e tarifës ka një ndikim për ata që udhëtojnë shpesh.

Goxhaj: Kjo tarifë në vetvete është diskriminuese, se është ulje dhe jo heqje,  se prek vetëm ata qytetarë që lëvizin nga aeroporti i Rinasit, nuk e di pse është vendosur kjo taskë, pse diskriminohet ky grup pasagjerësh dhe jo ata që levizin nga pikat e tjera kufitare. Është e pakuptimtë.

Ishte një koste që shkonte për pasagjerin, me lëvizjen e kësaj taske, duhet të ulët me 9 euro kosto e biletës por kjo varet. Të bëjnë krahasimin sa ka qenë një bileta para dy javesh dhe sa është tani.

Ndikimi nuk është i vogël, për ata që fluturojnë është thelbësor. Biletat në RSH janë më të shtrenjtat në rajon për shkak të tarifave portuale.

Sot pavarësisht se kush e ka aeroportin e Rinasit nuk ka pasur ulje të biletave, ajo që pritej nga qytetarët, se tarifat portuale nuk kanë ndryshuar. Ajo që është qesharake se aerporti i Rinasit e shet energjinë me kg.

Ka dy anomali për këtë. Në vendet e rajonit paguhet një tarifë fikse dhe ka një klauzolë që dritat paguhen vetëm natën ndërsa në Rinas gjatë ditës.

Që nga 2004 ka evasion fiskal me energjinë elektrike.  E merr bllok dhe e shet me kile. Ka një vjedhje të madhe të parave dhe të pakontrolluar. Askush nuk e ka parë kontratën.

 

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë