Reshjet e dëborës dhe ulja e temperaturave në vend, përveç vështirësive në qarkullimin rrugor të automjeteve, problem është bërë edhe lundrimi në det. Si pasojnë e motit të keq, një nga kompanitë e lundrimeve është detyruar  të anulojë të gjitha lundrimet sonte si nga Porti i Durrësit për në Bari dhe anasjelltas.

Ndërkohë anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat nga sot në drekë kanë anuluar lundrimet, pasi deti me dallgë 7 deri 8 ballë nuk mundëson lundrimin e tyre.

(E.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re