E shtuna është karakterizuar nga ulja e temperaturave në të gjithë territorin e vendit ku termometri ka shënuar deri në -3 gradë. Ndërsa meteorologu Hakil Osmani pohon se në zonat malore në verilindje të vendit ka rënë edhe dëbora e parë.

 

HAKIL OSMANI

METEOROLOG

 

Dita e sotme mbetet me vranësira në të gjithë territorin.Në verilindje kemi edhe prezencë të pakët e reshje të dëborës, kryesisht mbi lartësinë 1000 m mbi nivelin e detit.Ndërsa gjatë ditës së nesërme pritet një përmirësim i situatës meteorologjike ku vlerat do të luhaten nga -3 në 6 gradë në verilindje të vendit, ndërsa në ultësirën perëndimore 6-16 gradë.

 

Java që vjen do të ketë sërish luhatje të temperaturave, ku priten edhe reshje lokale shiu.

 

Java që vjen do të ketë kthjellime si  dhe priten reshje të izoluara shiu.

 

 

Dhjetori sipas meteorologëve pritët që të jetë i ftohtë dhe me prani të shpeshtë të reshjeve të shiut duke sjelle kështu dimrin e vërtetë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re