Skip to content

Ulja e temperaturave sjell dëborë në Dibër/ Policia apel drejtuesve të mjeteve

Ulja e ndjesgme e temperaturave në dy ditët e fundit ka bërë që në zonat me lartësi deri në 750 metra mbi nivelin e detit të ketë reshje bore.

 

Bora ka zbardhur fshatrat e Bulqizës duke përfshirë edhe zonën e ulët Megjithëse sasia e borës ende nuk është problematike policia Rrugore ju bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes në rrugën nacionale Bulqizë – Maqellarë pasi në zonën e njohur si “Pishat” pasi ka prezencë të borës.

 

Ndërkohë ulja e ndjeshme e temperaturave gjatë natës që shkojnë deri në minus 2 gradë celsius pritet të sjellin pasoja edhe në bujqësi, sidomos në frutikulturë.