Temperaturat në vendin tonë sa vijnë e po ulën dhe në disa pjesë të vendit priten dhe reshje dëbore.

Në njoftimin nga Shërbimi Metrologjik Ushtarak thuhet se reshjet e dëborës do të bien në lartësinë mbi 800 metër nga niveli i detit.

SHMU thotë më tej se temperaturat ne vlerat e mëngjesit pritet të arrijnë nga 3ºC në zonat malore deri në 10ºC në ato të ulta e bregdetare.

Në vlerat e mesditës temperaturat pritet të arrijnë nga 8ºC në zonat malore deri në 16ºC në ato të ulta e ato bregdetare.

“Vranësirat duke filluar nga orët e pasdites së të enjtes do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar.

Fillimisht do të preket vija bregdetare dhe prej orëve të vona të natës pjesa më e madhe e vendit.

Në zonën e Alpeve do të ketë reshje dëbore ndërsa në verilindje reshjet e dëborës në lartësitë mbi 800 metër.

Për ditën e premte pritet mot relativisht i paqëndrueshëm me
vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë edhe orët me
diell.

Gjatë momenteve të zhvillimit të vranësirave do të gjenerohen reshje
shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në veriperëndim dhe jug
deri mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra.

Temperaturat ne vlerat e mëngjesit pritet të arrijnë nga 3ºC në zonat malore deri në 10ºC në ato të ulta e bregdetare.

Në vlerat e mesditës temperaturat pritet të arrijnë nga 8ºC në zonat
malore deri në 16ºC në ato të ulëta e ato bregdetare” – shkruan Shërbimi
Metrologjik Ushtarak.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re