Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi në një lidhje Skype për emisionin ‘Të Pathënat’ në Fax News tha se kjo situatë kritike ekonomike në vend kërkon një reagim të menjëhershëm të qeverisë.

Zusi theksoi se qeveritarët duhet të ulen urgjentisht në tryezë dhe të organizojnë takime me fermerët e thjeshtë pasi sipas tij situata mund të përshkallëzohet.

Ai shpjegoi një skemë që do të ishte efektive nëse përdoret nga qeveria, duke shtuar se si në rastin e tërmetit duhet të ngrihet një ministri e Menaxhimit të situatës.

Pjesë nga intervista:

Si mund të parandalohet kjo krizë ekonomike?

Zusi: Ulje në tryezë urgjentisht, sa më shumë kalon koha vështirësohet kriza dhe zgjidhja për të nesërmen.
Blegtoria po shkonm drejt një pike pa kthim të shkatërrimit të saj. Kjo është bujqësia e mirëfilltë.
Kështu nuk do kemi as industri dhe shumë gjëra të tjera mbrapa.

Zgjidhje ka por duhet krijuar menjëherë Ministria e Menaxhimit të kësaj krize, siç u bë për tërmetin. Nuk është çështje me kohëzgjatje të saktë, sa të jetë lufta dhe më tej mund të jenë pasojat. Duhet takim kokë më kokë me fermerët, të arës, serave, drithërave sepse duhen marrë masa shumë precise.

Çdo zgjidhje tjetër e ardhur nga zyra s’do bëjë asgjë, është sfidë shumë më e rëndë se të tjerat. Insistoj që qeveria ta marrë seriozisht sepse nuk kalon me vetrregullim.

Pyetje: Sa ka ndikuar nafta te prodhimi te fermerët?

Zusi: Për të qenë i sinqertë unë nuk është se jam shumë pranë fermerëve por në dijeninë time nuk ka ende fermer që thotë se po e marrin naftën pa taksa. Sistemi nuk është funksional madje mund të jetë diskriminues. Kam koncept tjetër për të mbështetur bujqësinë apo gjithë zinxhirin e ekonomisë.

Supozojmë se një litër qumësht bën 1 mijëe 200 lekë të vjetra, ekonomia jonë mbledh 27% në formë taksash.

Në 1200 lekë, 360 lekë janë taksa. Nëse 100 lekë nga këto të jepeshin në formë subvencioni për fshatarin do zgjidhnim shumë probleme.

Duhen hapur vende pune në industri për ta bërë më konkurruese dhe ulet kostoja e jetesës.
Në fund fare shteti nuk humb asgjë me këtë lloj skeme. Duhet të bëjmë presion të gjithë ne që kjo skemë të zbatohet. Pushteti transferohet në duart e sipërmarrjes dhe ikën prej funksionarëve.

Importuesit janë padiskutim të cenueshëm nga kjo skemë, sepse do uleshin importet dhe do rritej prodhimi vendas.Ata mund ta kundërshtojnë këtë ide që po jap por është më e mira e mundshme sot për sot, për të futur më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit.

Fiton ekonomia kombëtare dhe njerëzit me çizme me këtë skemë, jo ata që mbajnë pushtete të pamerituara.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re