Zv/ministri i infrastrukturës dhe energjisë Hantin Bonati u ka bërë thirrje drejtorëve të ujësjellësve në të gjitha bashkitë në vend të mirëmenaxhojnë burimet njerëzore, pasi në shumë raste ato janë të tejfryra.
 
Zv/ministri tha se qeveria do të jetë mbështetëse, nxitëse dhe monitoruese e përpjekjeve të tyre për rritjen e performancës, duke ulur humbjet dhe rritur arkëtimet.
 
Bonati u shpreh se të gjithë drejtorët e ujësjellësve të nisin një fushatë informimi për çdo abonent derë më derë dhe t’i ftojnë të bëhen pjesë e procesit të rikthimit të ligjshmërisë në konsumin e ujit të pijshëm.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re