Kryeministri Edi Rama është i ftuar në emisionin “Opinion” ku në studio ndodhi një incident para se të fillonte transmetimi live. “Ulni ventilimin në sallë se nuk dëgjohet”, ishte kërkesa që bëri moderator Blendi Fevziu.

Nuk mungoi reagimi i kryeministrit që i thoshte se duhet të shpjegojë se është dezinfektuar i gjithë televizioni para se të fillonte emisioni.

“Është një incident që për momentin u zgjidh. Ka pasur një incident se i gjithë televizioni dhe kompania nuk e ka ditur që ka pasur emision në studio dhe në momentin e parë të mbërritjes kishte një mjegull që mesa duket iku”, sqaroi Fevziu.

Më pas Rama duke buzëqeshur u shpreh se e mbështet sa më shumë dezinfektimin.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re