Në qytetin e Ulqinit tërhoqi vëmendjen e njerëzve dhe medias një dekorim i festave të fundvitit, ku shënohej se po hyjmë në vitin 2202.

Por duket se ‘ngatërresën’ duke shtuar dy shekuj më shumë, e kanë bërë një grup fëmijësh nga qyteti. Kështu të paktën shprehet sekretari i drejtorisë së turizmit të qytetit, Fitim Avdiu, i cili tha se numrat i kanë ndërruar disa fëmijë.

“Fëmijët e qytetit ia kanë ndërru vendet. Tash është mirë 2022, është ndërru menjëherë”, ka thënë Fitim Avdiu për Klankosova.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re