Sekretarja e re e Shtetit për Kulturë dhe Arte në qeverinë austriake, Ulrike Lunacek, thotë se nuk mund ta kuptojë dhënien e  Nobelit në Letërsi për bashkëatdhetarin e saj Peter Handke.

“Kam lexuar më shumë gjëra prej tij më parë dhe më pëlqen vërtet. Megjithatë, mënyra se si ai flet për çështje politike ku mijëra njerëz janë në dhimbje të mëdha, unë nuk i kam kuptuar”, tha ajo për Kurier, Standard dhe Tiroler Tageszeitung në një intervistë .

“Unë nuk e kuptova vendimin e jurisë për dhënien e Nobelit (për Handke)”, tha Lunacek.

Ajo tha se nuk i kuptoi kurrë deklaratat e Handke për luftërat në Ballkan.

Në veçanti, ajo deklaroi se nuk e kupton fjalimin në funeralin e Slobodan Millosheviçit.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re