Kryedemokrati, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitje, ka treguar prapaskenat, sipas tij, të përgjigjimit në qelinë e paraburgimit në Durrës të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ish-kryeministri deklaroi se Erion Veliaj është futur në kurth nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili Berishës, i ka dhënë garanci kryebashkiakut se nuk do të përgjohej.

Por theksoi kreu i PD-së, “atë e kishin mbushur me sa duket me çimka në të gjitha anët”.

Sali Berisha deklaroi se Erion Veliaj është regjistruar duke folur në telefon, madje edhe duke fjetur në shtratin e tij në qeli.

 

“Erion Veliaj është regjistruar edhe duke folur në telefon fiks, edhe duke fjetur në shtratin e tij, edhe duke u ulur në tavolinë.

Atë e kishin mbushur me sa duket me çimka në të gjitha anët. Po, çdo i burgosur apo i paraburgosur ka të drejtat e tij.

Dhe përdorimi i kurtheve të vjetra, t’i çosh Uluziun për t’i dhënë siguri dhe më pas të kryesh këto veprime, do të thotë se kalon çdo lloj përmase, është si në tragjeditë e vjetra”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko