Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria nuk i ka asnjë borxh Turiqsë dhe Erdoganit.

Kërkesa e Erdogan për FETO – ” Ne nuk i kemi asnjë borxh presidentit Erdogan, as ai s’na ka asnjë borxh ne sepse mes miqësisë vëllazërore nuk ka borxhe të jemi të qartë. Problemi yt është që t’i kërkon përgjigje siç e do ti, pyetja është e jotja, unë ta dhashë përgjigjen”, tha Rama duke replikuar me gazetaren. Kjo ka qenë përgjigja e Kryeministrit Rama i pyetur nëse do t’i plotësojë kërkesën Presidentit turk për të marrë masa ndaj gylenistëve në Shqipëri.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi dje një vizitë 1-ditore në vendin tonë. Erdogan i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të ndërmarrë hapa më të shpejtë për t’u ndarë nga prania e çdo institucioni të organizatës FETO në Shqipëri.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re