Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mirëpritur deklaratën e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku i kërkuan Serbisë që të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën.
Përmes një postimi në platformën X, Osmani tha se SHBA-të gjithmonë qëndrojnë pranë Kosovës dhe popullit të saj.
VJOSA OSMANI
PRESIDENTE E KOSOVES
“Unë e mirëpres deklaratën e qartë të administratës së Joe Bidenit, e cila thërret për veprimet tejet destabilizuese të Serbisë kundër Kosovës. Thirrjes për përgjegjësi për ata që planifikuan dhe kryen sulmin kundër policisë. SHBA po punon me aleatët e NATO-s për të adresuar përpjekjet për të destabilizuar Kosovën dhe për të minuar sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj.
Ndërkohë kryeministri i Kosovës Albin Kurti beri me dije se ka biseduar me këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ,Jake Sullivan. Ai nënvizoi se e ka falënderuar për mbështetjen që Uashingtoni i jep Kosovës per sigurinë kombëtare.Po ashtu Kurt i ka kërkuar ndihmë të shtuar kundër planeve luftarake të Serbisë.
ALBIN KURTI
KRYEMINISTER I KOSOVES
E falënderoi për SHBA-në për mbështetjen e sigurinë kufitare dhe kërkova ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë. E sigurova atë për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi ynë për të mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundur.
Ndërkohë sekretari i përgjithshem Anthony Blinken ka deklaruar nepermjet nje statusi se ka patur nje bisede telefonike me presidentin serbAleksander Vucic.
Blinken dhe Vucic kanë diskutuar për marrjen e masave të menjëhershmë për të ulur tensionet në veri pas sulmit në Banjske , ku mbeti i vrare dhe një efektiv i policise se Kosoves.
Ndërkohë Vucic ka bërë me dije se Blinken i ka përmendur disa masa ndaj Beogradit,per te cilat presidenti serb është shprehur kundër.