Skip to content

Ultimatumi i SHBA-së për Evropën: Merrni kontrollin e shumicës së aftësive mbrojtëse të NATO-s deri në vitin 2027

nato new

Afati specifik u diskutua gjatë një takimi midis amerikanëve dhe evropianëve në Pentagon: nëse afati nuk përmbushet, Uashingtoni mund të ndërpresë pjesëmarrjen në disa mekanizma koordinimi të mbrojtjes së NATO-s.

Sipas informacionit të cituar nga Reuters, Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Evropës që të marrë kontrollin e shumicës dërrmuese të aftësive mbrojtëse konvencionale të NATO-s deri në vitin 2027, me qëllim që të zvogëlojë pjesëmarrjen e saj në bashkëpunimin mbrojtës të aleancës. Propozimi i SHBA-së për t’i dhënë Evropës përgjegjësinë përfundimtare për mbrojtjen konvencionale të NATO-s deri në vitin 2027 ka ngritur shqetësime midis zyrtarëve evropianë, të cilët e konsiderojnë afatin jorealist. Dëshira e Uashingtonit për autonomi më të madhe mbrojtëse evropiane u paraqit në një takim në Uashington, ku zyrtarët e Pentagonit thanë se progresi i bërë nga Evropa në forcimin e aftësive të saj mbrojtëse që nga pushtimi heroik i Ukrainës deri më tani nuk i ka kënaqur Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët e Pentagonit kanë paralajmëruar se nëse Evropa nuk arrin të përmbushë afatin e vitit 2027, Shtetet e Bashkuara mund të ndërpresin pjesëmarrjen e saj në disa mekanizma koordinimi mbrojtës të NATO-s, sipas pesë burimeve që folën me Reuters.

Shtetet e Bashkuara duan që vendet evropiane të marrin përgjegjësi më të madhe për sigurinë e tyre dhe të zvogëlojnë varësinë e tyre nga mbështetja amerikane e mbrojtjes. Megjithatë, disa zyrtarë evropianë thonë se afati i vitit 2027 është jorealist, pasi Evropa ka nevojë për më shumë burime për të zëvendësuar disa nga aftësitë mbrojtëse të Shteteve të Bashkuara.

Aleatët e NATO-s po përballen gjithashtu me vonesa në prodhimin e pajisjeve ushtarake, dhe disa nga sistemet dhe armët më të përparuara të mbrojtjes të Amerikës do të duheshin vite për t’u dorëzuar nëse porositen sot. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara ofrojnë aftësi që nuk mund të blihen thjesht, siç janë sistemet unike të zbulimit, mbikëqyrjes dhe mbledhjes së inteligjencës, të cilat kanë rezultuar kritike për përpjekjet luftarake të Ukrainës.

Zyrtari i NATO-s, duke folur në emër të aleancës, tha se aleatët evropianë kanë filluar të marrin përgjegjësi më të madhe për sigurinë e kontinentit, por nuk komentoi për afatin e vitit 2027. “Aleatët kanë njohur nevojën për të investuar më shumë në mbrojtje dhe për të zhvendosur barrën e mbrojtjes konvencionale nga Shtetet e Bashkuara në Evropë”, tha ai.

Bashkimi Evropian ka vendosur një qëllim për ta bërë kontinentin të aftë për të mbrojtur veten deri në vitin 2030, duke u përqendruar në forcimin e mbrojtjes ajrore, dronëve, aftësive të luftës kibernetike dhe fushave të tjera. Zyrtarët dhe analistët thonë se ky afat është gjithashtu jashtëzakonisht ambicioz.

Përshtati në Shqip S