Skip to content

Ultranacionalistët në Rumani, në protesta COVID: Poshtë diktatorët mjekësorë!

Mijëra njerëz protestuan në rrugët e qyteteve rumune të hënën në mbrëmje kundër masave anti-epidemike të futura për të parandaluar përhapjen e virusit koronavirus.

Mbledhjet protestuese u mbajtën në Bukuresht dhe të paktën 17 vende të tjera dhe njerëzit iu përgjigjën thirrjes së partisë së re ultra-nacionaliste, e cila operon nën emrin Aleanca për Unitetin e Rumunëve dhe që nga dhjetori 2020 ka përfaqësues në parlamentin Rumun.

Midis shumë banderolave, ishte një ku lexohej “diktatorët mjekësorë”.

Në Bukuresht, protestuesit u mblodhën para ndërtesës së qeverisë dhe përdorën piroteknikë për të shprehur pakënaqësinë e tyre. Në lindje të vendit, protestuesit hodhën gurë dhe mjete piroteknike ndaj policisë.

Në Rumani, incidenca 14-ditore e rasteve të reja të infeksionit me koronavirus është 363.38 për 100,000 banorë.

Pas një periudhe relativisht të qetë në shkurt, kapacitetet e njësive të kujdesit intensiv përsëri u mbushën pothuajse plotësisht. Në shumë vende, është në fuqi ndalimi i largimit nga shtëpitë dhe apartamentet.

Në varësi të nivelit të incidencës, është e mundur të zbatohen masa më të buta, por edhe më të rrepta në vend se ato të vendosura në nivelin kombëtar.