Gazetari dhe analisti sportiv, Dritan Lundra ka qenë i ftuar në studion e emisionit ‘’Me Xhaxhiu’’ në Fax News ku ka folur lidhur me finalen e sotme mes Romës dhe Feynord që do të luhet në orën 21:00 në stadiumin ‘Air Albania’.

Mes të tjerash, ai komentoi edhe përplasjet e mbrëmshme të policisë me tifozët holandezë, për të cilat tha se ishin normale pasi të njëjtët tifozë kishin thyer vepra historike edhe në Romë.

Ndërsa u ndal në një analizim të tifozëve që njihen si ‘ulstras’, Lundra tha se këta të fundit ishin njerëz të dëshpëruar të cilët dëshpërimin e tyre kërkonin ta nxirrnin nëpërmjet dhunës në stadiume dhe ndaj tifozëve të skuadrave të tjera.

‘’Mbrëmë kanë ndodhur gjëra që priteshin, kanë thyer vepra historike në Romë këta lloj tifozësh. Ultrasit janë njerëz në shumicën e rasteve janë të dëshpëruar dhe atë dëshpërim që kanë duan ta nxjerrin në fushën e lojës. Ata gjitha javën përgatiten për shkopinjtë, për ato që duan t’u bëjnë tifozëve kundërshtarë. Janë njerëz të dëshpëruar të cilët atë dëshpërimin që mund të kenë me gjendjen ekonomike, me familjen apo me qeverinë e nxjerrin nëpër stadiume’’– u shpreh Lundra ndër të tjera.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re