Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ironizoi kreun e PD-së, Lulzim Basha i cili bllokoi foltoren pasi kërkonte të merrte fjalën.

Kryeparlamentarja i kërkoi të ulej në karrigen e tij, duke i fikur mikrofonin në foltore dhe i kërkoi të respektonte radhën e folësve në Kuvend.

Ndërsa e ironizoi pasi kryedemokrati Badha insistoi të merrten fjalën duke iu drejtuar “e di që jeni në deficit 5 muaj, por i shkaktuat vetes për të mos folur në Parlament por kjo nuk do të thotë që duhet të shkelim të gjitha rregullat”

“Nuk mund ta merrni fjalën kështu. E di që jeni në deficit 5 muaj, po deficit 5 muaj i shkaktuat vetes për të mos folur në Parlament por kjo nuk do të thotë që duhet të shkelim të gjitha rregullat.

Uluni në vend tani, mos merrni fjalën. Jo tani, do të respektojmë radhën. Uluni në vend, të respektojmë radhë. E ka Toni Gogou pastaj mund të flisni ju”, iu drejtua Lindita Nikolla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re