Lancimi i projektit Ulza Eko Park nisi me një lundrim në liqenin e Shkopetit.
 
Në 5- vjetorin e shpalljes së Liqenit të Ulzës, Park Natyror, Ministri i Turizmit e Mjedisit Blendi Klosi si dhe disa ambasadorë të huaj në Shqipëri udhëtuan me skaf nëpër liqen nga Shkopeti  në Ulëz.
 
Ministrin i bëri thirrje biznesit të zonës që të investojë në agroturizëm, duke përfituar nga subvencionet e shtetit, për të rritur potencialin turistik të zonës.
 
Kryetari i Bashkisë Mat, Nezir Rizvani u shpreh se jo vetëm Ulza, por i gjithë rrethi ka shumë resurse të tjera që mund të kthehen në atraksione turistike.
 
Ceremonia vijoi me nënshkrimin e marrëveshjes nga katër institucionet për krijimin dhe zhvillimin e Ulza Eco Park.
 
Dy bashkitë që ndajnë parkun e Ulzës si dhe disa institucione shtetërore nënshkruan edhe një marrëveshje bashkëpunimi, për ta shndërruar zonën përreth liqenit në një destinacion të ri turistik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re