Kryeministri Edi Rama mmësditën e kësaj të diele ka shpërndarë foto nga puna që vijon në Unazën e Madhe të Tiranës në lotet e saj.

Me përfundimin e tyre do të lehtësohet trafiku dhe shkurtohen distancat për mjetet që kalojnë tranzit në kryeqytet, apo lëvizin nga periferia jashtë tij.

Kreu i qeverisë përmes disa fotove të postuara në rrjetet sociale nga punimet në Unazën Verilindore, loti 2  shkruan se tashmë ka nisur montimi i trarëve.

Gjithashtu ai shprehet se punimet pritet të përfundojnë brenda muajit korrik.

Aktualisht punimet janë në fazën e zbatimit të dy segmenteve që plotësojnë Unazën e Madhe të Tiranës, pjesën nga rrethrrotullimi “Shqiponja” te Bulevardi i Ri dhe aksin nga Bulevardi i Ri në Shkozë.

Në këtë aks parashikohet të ndërtohen vepra arti dhe rrugë dytësore të cilat do të lidhin unazën me zona të tjera të kryeqytetit. Kjo unazë do të jetë në shërbim të të gjithë automjeteve, të cilat aksesojnë Tiranën nga të gjitha hyrjet jashtë qytetit, si nga Rruga e Arbrit, ashtu edhe nga rruga Tiranë-Elbasan apo Tiranë-Durrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re