Kjo vjeshte do te shënoje fillimin e punimeve per pjesën lindore te unazës se madhe te Tiranës. Lajmin e ka publikuar vete kryeministri Edi Rama, i cili ka ndare ne facebook edhe nje video se si do te jete rruga e përfunduar. Behet fjale per segmentin nga zgjatimi i Lanes drejt Shkozës, per te kaluar ne Farke, ku bashkohet me segmentin e përfunduar qe te çon ne hyrje te autostradës Tirane – Elbasan.
 
Sipas Rames, kjo do te jete nje rruge e kategorisë “A”, qe përfshin edhe vepra arti, si ura, mbikalime e nënkalime. Autoriteti Rrugor ka hapur tenderin per pranimin e ofertave, te cilat pritet te mbyllen ne shtator.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re