Autoriteti Rrugor Shqiptar ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës kompaninë “DH Albania” për dy vepra penale, “Falsifikim dokumentash” dhe “mashtrim”.
 
Në kallzimin e ARRSH thuhet se kompania “DH Albania” në kushtet e mashtrimit ka paraqitur  dokumente të rreme në lidhje me të dhënat e shoqërisë mëmë Dunëell Haberman në SHBA, si aktin e themelimit dorëzuar në OKB shqiptare ku pretendon se është 25 qershor i 2018 dhe dokumente të tjera, referuar shkresës së ardhur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
 
Ndër të tjera në padinë e ARRSH, thuhet se institucioni i tyre është gjendur në kushtet e mashtrimit dhe falsifikimit të qartë të dokumenteve, veprime që dëmtojnë imazhin e institucionit dhe buxhetit të shtetit. Ata kanë kërkuar hetim të kompanisë dhe vendosjen e personave përgjegjës përballë përgjegjësive ligjore.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re