IKMT ka nisur prishjen e banesave në zonën e Unazës së Re këtë të martë.
Në unazë kanë shkuar dhe një numër I madh uniformash blu.
Por prishja është kundërshtuar nga ana e banorëve, të cilët kanë bllokuar sheshin Shqiponja dhe kanë hedhur sende të forta e gurë në drejtim të policisë.
Mësohet se mbi 10 protestues janë shoqëruar në komisariat ndërsa dy efektivë kanë mbetur të plagosur.
Në mbështetje të banorëve ka dhe ish-deputetë të shumtë nga radhët e PD.