Skip to content

“Unaza e Re”, protestuesit para gjykatës, familjarët kërkojnë lirimin

Banorët e Astirit në ditën e 22 të protestës së tyre këtë të dielë janë zhvendosur pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku po zhvillohet seanca për dhënien e masave të sigurisë.
 
Protestuesit kërkojnë nga gjykata lirimin e tyre. Sipas informacioneve në seancë ndodhen deputetë të opozitës të cilët mbështesin protestuesit që dhunuan policinë pak ditë më parë në protestën para Parlamentit.
 
Kjo seancë vjen pas protestës së dhunshme para Parlamentit, e cila degradoi në dhunë fizike mes qytetarëve dhe policisë.
 
Prokuroria ka kërkuar arrestim më burg për protestuesit; Fluturim Goleci, Ruzhdi Daci, Marsel Velillari, Dorjan Protoduari, Amarildo Sinanaj dhe Shpati Bilbilaj.
 
Ndërkohë në protestën e zhvilluar të enjten e javës së kaluar para Kuvendit,  u plagosën 15 efektivë, mes tyre efektivja Ina Nuka, e cila humbi 2 gishta, ndërsa u shoqëruan 25 persona, nga të cilët 11 u mbajtën në burg dhe sot për 7 prej tyre prokuroria do të kërkojë masën ‘arrest me burg’ dhe për 4 të tjerë detyrim paraqitje.