Protesta e banorëve në zonën e Astirit për projektin e Unazës së Re, ka hyrë në ditën e 15 të protestës.
 
Këtë të dielë banorët dhe pronarët e bizneseve kanë bllokuar sërish rrugën duke ndaluar qarkullimin e makinave, në kërkim të një përgjigje për të drejtat e tyre.
 
Kërkesa e qytetarë është dëmshpërblimi i banesave dhe bizneseve të tyre me vlerën e tregut.
 
Në krah të banorëve në ditën e tyre të 15 të protestës janë bashkuar edhe opozita me anë të deputetëve, Flamur Noka e Klevis Balliu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re