Skip to content

Unaza lindore e Fierit/ Nis rikonstruksioni i trotuareve, vendoset dhe ndriçim

Në unazën lindore të  Fierit ka nisur puna për rindërtimin e trotuareve dhe  pajisjen me ndriçim të dy anëve të rrugës.

Projekti që do të zbatohet në segmentin  prej tre kilometrash nga rrethrrotullimi i Sheqit deri në rrugën Aulona  pritet ti japë zgjidhje ankesave të banorëve për mungesën e sigurisë në këtë rrugë.

Për banorët e lagjes maj, Sheq i Vogël dhe Bishanakë, kjo është rruga e vetme  që i lidh me pjesën lindore të qytetit.

Unaza lindore e Fierit është një  rrugë  që i shërben jo vetëm banorëve të zonës, por është një nyje lidhëse mes autostradës Lushnje Fier dhe  segmenteve kombëtare që çojnë drejt jugut të vendit.