Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit nisi këtë të hënë aksionin për shembjen e banesave që preken nga projekti i “unazës së madhe” në Shkozë. Sipas IKMT, në plan për tu shembur janë 16 objekte me madhësi të ndryshme.
 
Prishja e tyre i hap rrugë projektit për ndërtimin e unazës së madhe. Operacioni në Shkozë ka vijuar pa probleme, pasi banorët që preken nga projekti kanë marrë më parë leket e shpronësimeve. Projekti i “unazës se madhe” prek edhe banesat në zonën e “Astirit”.
 
Sot ne mëngjes ekipet e inxhiniereve te Autoritetit Rrugor Shqiptar shkuan ne ketë zone për te bere matjen e shtëpive qe shemben, por ne disa familje, ato kane hasur ne rezistence.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re