Një delegacion i UNCHR-së ka takuar dëshmitarin X të PD-së, ose ndryshe Babalen, duke marrë parasysh kërkesën e tij për azil politik.

Autoritetet e Kosovës dhe të OKB-së kanë nisur procedurat për azil për Albert Veliun. Ai, së bashku më të birin u ndalua pak ditë më parë nga autoritetet policore në Kosovë. Ai ka kërkuar azil me motivin se në Shqipëri atij i kërcënohet jeta.

Sot pritet që UNCHR të shqyrtojë shkresën e ministrisë së Brendshme dhe të zyrës së OKB-së.

Veliu pranoi publikisht se zëri në audiopërgjimin e bërë publik nga Partia Demokratike, ishte i tij. Ndërkaq, Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm ka hedhur poshtë mundësinë se ka biseduar me Veliun.

Prokuroria ka bërë të ditur se materiali audio është dërguar për ekspertizë në një laborator jashtë Shqipërisë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re