Ditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u zhvillua ceremonia e dhurimit të një donacioni të financuar nga UNDP.

Gjatë ceremonisë morën pjesë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj, z. Besfort Lamallari, zv.ministër i Brendshëm, z. Niko Brahimaj, Drejtor Instituti i Policisë Shkencore; përfaqësuesit e PNUD-it në Shqipëri: znj. Monica Merino, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, z. Vladimir Malkaj, Specialist Programi, znj. Nora Kushti, Menaxhere e Komunikimit; përfaqësuesit e Projektit të SALË, z. Redi Voshtina, Këshilltar Teknik për AVL, znj. Juliana Babalia, Asistente Administrative.

 

Gjatë ceremonisë u bë dorëzimi i pajisjeve të CSI për Njësinë e CSI-së, si dhe u dhanë shpjegimet e nevojshme për pajisjet e dhuruara dhe rëndësinë e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re