Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, ashtu siç ishte njoftuar ka nisur online, ndërsa mbleshja është hapur nga bashkëkryetari i Partisë Sociliste, Damian Gjiknuri, i cili është shprehur se ai dhe Alibeaj me dëshirën e mirë për ta çuar përpara  komisionin janë bllokuar.

Ai shton se  ky komision ka gjithëpërfshirje dhe se mbledhjet fizikisht do të ishin ideale për të diskutuar.

Gjiknuri i ka kërkuar kolegëve të tjerë të opozitës, që t’ia mundësojnë zhvillimin fizik të mbledhjeve të këtij komisionit dhe ata të marrin pjesë, e sipas tij nëse e kanë të pamundur të jenë fizikisht mund të jenë online.

“Unë me Alibeajn me dëshirën për ta çuar përpara këtë komision, jemi bllokuar sic ju e keni parë dhe nuk kemi vazhduar në kushte normale. E vërtetë që ky komision kërkon gjithëpërfshirje dhe komunikimi i drejtëpërdrejtë do ishte ideali. Veprimet e një grupi të deputetëve të opozitës e kanë bërë të pamundur mbledhjen fizike.

Ky komision është gjithëpërfshirës, diskutimi ka qenë gjithmonë i hapur. Në duhet të diskutojmë, nuk mund të dalim në përfundim pa filluar ende. I bëj thirrje kolegëve të na e mundësojnë mbledhjen, ose të marrin pjesë  online.

Jemi në kohën e duhur, me intensitet mund ta përfundojmë deri në mars” tha ndër të tjera Alibeaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re