Kreu i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu ka postuar së fundi një foto të tijën familjare, ku tregon se ka fejuar djalin e tij, Alvinin. Në kushtet e Covid 19 ceremonia e fejesës ka qenë vetëm familjare, pa mundur dot që të bëhet një festë e madhe.
“Frea dhe Alvin kan vendose tashme te lidhen perjete duke na nderru status Arlindes dhe mua. Trashegime, mbaresi e ca tu doje zemra ne jete !”, shkruan Ndreu në postimin e tij në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar as komentet e ndjekësve të tij.
Kujtojmë se Ndreu ka qenë një nga politikanët, që është shprehur kundër vendimit të qeverisë për ndalimin e dasmave, por duket se në familjen e tij ka vendosur që ti respektojë rregullat, duke shmangur ceremoninë e madhe.
Fotoja më poshtë e postuar nga vetë Ndreu:
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
