Gazetarja Lala e etiketon si “koleg të luftës” gazetarin Artan Hoxha pasi të dy kolegët janë aq të hapur ndaj njëri-tjetrit kur kanë qasje të ndryshme ndaj çështjeve të caktuar dhe nuk bien dakort për ngjarje të ndryshme.

“Unë edhe Artani jemi dy miq shumë të mirë, dy profile tërësisht të ndryshme, me botëkuptime të ndryshme që shpeshherë nuk biem dakort për ngjarje të caktuara, ja themi gjërat hapur njëri-tjetrit në sy dhe në fund fare për shembull kur dalim nga studioja e kolegut Fevziu shpeshherë e zbres unë me makinën time se Tani nuk nget as makinën, pra për ta sqaruar edhe opinionin publik fakti që ne kemi botëkuptime të ndryshme për çështje të caktuara nuk do të thotë që ne jemi armiq apo versioni i njëri-tjetrit, përkundrazi ne jemi dy njerëz që kemi qasje të ndryshme dhe kemi mënyra të ndryshme sesi punojmë.”- tha Lala.

Ajo nuk la pa përmendur përkrahjen dhe inkurajimin që i ka dhënë kolegu Hoxha gjatë viteve të para në gazetari. Gazetarja Lala u ndal dhe në një moment stresues që kishte kaluar gjatë një udhëtimi e cila bashkë me operatorin Ervin Daja kishin shkuar për të intervistuar një të shumëkërkuar.

“Për shembull kujtoj ktu vite më parë kur fillova punë në gazetën Shqiptare kemi shkuar me Tanin në Durrës, sapo ishte arrestuar aso kohe Lulzim Berisha dhe kishte një frustim të tmerrshëm në Durrës për të folur qytetarët dhe ne do bënim disa intervista në rrugë. Dhe e kujtoj si tani që Tani tha do dalësh t’i bësh këto intervista dhe nëse ke ndonjë problem unë jam ktu dhe ishte në një lokal ngjitur dhe ishte një inkurajim shumë i madh, ose prsh në ngjarje apo histori të tjera mjafton që ti ke një bashkëpunëtorë të mirë.

Po ju kujtoj ktu një moment tjetër mjaft interesant. Kam shkuar bashkë me operatorin Ervin Daja për të intervistuar një të shumëkërkuar. Edhe mbaj mend që kur po zbrisnim natën në një rrëpirë më tha shumë i vendosur mos ki problem sepse ne të dy do të ja dalim bashkë dhe unë do jem bashkë me ty deri në momentin e fundit. Dhe kur ne ramë në rrugë ku kishte ndriqim ishim sigurisht të stresuar, por kemi qeshur fort më pas edhe janë momente që duhen kujtuar.”- u shpreh gazetarja.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re