Gjatë deklaratës për mediat, presidenti Ilir Meta është përplasur me gazetare, e cila e pyeti pse këtë draft nuk e paraqiti një vit më parë. Meta i ka kërkuar gazetares që të mos harrojë kaq shpejt, pasi në 2019 ai ka qenë i angazhuar në qetësimin e situatës politike, pas djegies së mandateve të opozitës.

Debati:

Gazetarja: Ndërsa thoni se maskat po bien, ju pse nuk i morët vjet këto nisma?

Meta: O të vdes për ty që harron shpejt, se ne jemi një popull që harron shpejt. Jemi të mbushur me dezinformacion dhe harrojmë të vërtetën. A nuk ishin këtu?

Gazetarja: Mos u nxeh!

Meta: Jo nuk po nxehem, por dua pak vëmendje nga ty.

Gazetarja: Ju nuk ishit këtu kur dekretuar një datë tjetër për zgjedhje, ishit në mal ose bregdet.

Meta: Do ta jepesh t’i përgjigjen apo unë. Ja ku kemi një dëshmitar serioz si Meti, që është kritik, por si dëshmitar është serioz. Ku ishim ne para një viti? Ishim në prag të një vëlla-vrasjeje. Mitingje njëra palë, anti-mitingje pala tjetër. Çfarë bëra unë? Thash të bëjmë zgjedhje lokale si gjithë të tjerët. Thash se pa zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse shkelet kriteri i Kopenhagenit. Qysh në tetor u thash që nuk hapen negociatat, por shtohen edhe kushtet, si dhe shtohen edhe zgjedhjet vendore. Nga Evropa na thanë të bëjmë zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe dialog, përndryshe largoheni nga rruga Evropiane. I mbështeta edhe unë. Hajde bëjmë zgjedhje vendore si njerëz, sepse në Evropë po përpiqen që të mos na ndajnë nga Maqedonia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re