Është identifikuar dhe arrestuar autori i vrasjes dhe plagosjes në Elbasan. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili ka pranuar autorësinë e krimit përpara policisë.

Policia gjate operacionit per kapjen e tij gjeti edhe mjetin mprehes qe i mori jeten 28 vjecarit dhe plagosi vellain e viktimes 19 vjec.

Mbrëmjen e sotme, një ngjarje e rëndë ndodhi në qytetin e Elbasanit, aty ku pas një sherri të castit mbeti i vrarë 28 vjeçari Florenc Kovaçi, dhe u plagos rëndë vëllai i tij, 19 vjeçari Mikele Kovaçi.

Ngjarja e rëndë dyshohet se nisi për një vajzë, ndërsa viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor. Vëllai i viktimës është në gjende të rende dhe është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re