Një çift bashkëshortësh ditën e sotme kanë protestuar në hyrje të Kuvendit pasi pretendojnë se u është grabitur dhe cënuar prona e tyre private në qytetin e Fierit.

Gjatë prononcimit për mikrofonin e “Fax News”, kryefamiljari Dhimitrov Sulaj ka ngritur shqetësimin se banesa e tij private rrezikon të shembet për shkak se rreth e rrotull saj janë ndërtuar pallate që sipas tij kanë dëmtuar strukturën e shtëpisë. Bashkëshortja e tij thekson se janë bërë kallëzime në SPAK dhe në prokurorinë e Fierit ndaj ish-kryetarit të bashkisë, Baftjar Zeqja, por çështja e tyre është pushuar, ndërsa ajo pohon se çdo ditë i rrezikohet jeta.

“Ne kemi ardhur për të protestuar këtu në Kuvend pasi këta janë shkatrimtarë të pronës edhe në SPAK kemi bërë kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të bashkisë, Baftjar Zeqja, firmave ndërtuese dhe të tjerë. Prokuroria thotë pushim cështje, gjykata thotë të ndërtohet. Prokuroria e Fierit nuk po merr asnjë masë ne rrim presim shtëpia gati të bjerë ka dlë jashtë përdorimit, po na bie në kokë. Zoti kryeministër ne e duam shumë fare na priti në turizmi na e bëri me dorë dhe na largoi. Prokuria e Fierit ka një vit e gjysmë që nuk heton dhe ne rrimë presim. Shtëpia ëhstë e rrethuar mes 3 pallateve të tjera dhe nuk është respektuar distanca. Edhe Yuri Kim i jam drejtuar. Është më mirë internimi sesa aty ku po jetojmë ne në llamarina dhe dërrasa. Ne nuk kemi as drejtësi asgjë. Vetëm SPAK-u kemi besim. Këtë kryeministër e kam dashur shumë se ka qenë punëtor por me këtë punë që po bën ai nuk na ndihmon. Edhe ambasadores Yurti Kim i kemi dërguar letër. 120 metra katror kemi hapësirë dhe na kanë vjedhur hapësirë”, tha kryefamiljari Dhimitrov Sulaj.

“Vuajtjet janë kalvar i gjatë si cift. Që nga fillimi i ndërtimit të pallateve ngjitur me ne , na rrezikon jetën. Vazhdimisht na kanë rënë tubat nga lart dhe vetëm zoti na ka shpëtuar. Ky ish kryetar i bashkisë së fierit është i pamëshirshëm”, u shpreh gruaja e tij.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re