Meri Bejleri nuk mundi t’i mbajë dot lotët kur u përball me fjalët e Sheidit, i cili rrëfeu se shkon shpesh ta thërrasë nënën në koma… por ajo nuk përgjigjet prej mëse 220 ditësh.

Meri i tregon 16 vjeçarit se dhimbjen e tij ajo e kupton më së miri. Dikur Meri provoi dhimbjen më të madhe që mund të përjetojë një nënë… humbjen e fëmijës, vajzës.

Meri: Ty mor shpirt, ty të ka rënë barra…

Sheidi: S’kam çfarë të bëj… duhet t’i bëj.

Meri: Shkon shpesh ta shohësh mamin?

Sheidi: Po patjetër. I thërrasim, me mendimin se na dëgjon, por ajo nuk reagon.

Meri: Shumë lutje kemi bërë për ju, që mami juaj të zgjohet e ta keni këtu. Gjithkush kush e ka parë, është përpjekur të jetë me ju, se në fakt është shumë e vështirë. Unë e kam humbur një vajzë dy vjeçe, e kam patur në koma… e ta kuptoj hallin (qan)

Po ti je shumë i vogël… unë isha e madhe e kisha tjetër mundësi për ta përballuar. Ne do të lutemi sërish me ju, Zoti e shëroftë e ishalla tkhehet shpejt tek ju. Nuk e kemi ne në dorë, dikush ik më shpejt e dikush pa sebep. Ime bijë iku dy vjeç, inshallah mami jot rron, e ka për rrisk.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re