Martesa mund të jetë diçka e vështirë ndonjëherë dhe të dy bashkëshortët duhet të punojnë në të me një përkushtim të barabartë.

Njerëzit marrëdhëniet e të cilëve nuk kanë funksionuar, ndjehen mjaft të gatshëm të bashkëndajnë gabimet që kanë bërë.

Lajmi i mirë është se një burrë që u nda nga gruaja e tij shkroi një postim të sinqertë në Facebook, ku pranon se mund t’i kishte bërë gjërat ndryshe dhe, për këtë arsye, ndau një sërë këshillash për ata që janë në një lidhje.

Gerald Rogers , Autori i Postimit

Ne jemi nxitës të dashurisë, paqes dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, kështu që ne do të donim t’i ripostonim fjalët e tij për t’ju kujtuar edhe një herë se dashuria nuk duhet të merret si e mirëqenë.

Vazhdoni të dilni në takime, edhe pas martesës.

Gjëja kryesore që duhet të mbani mend është që kurrë mos ta merrni gruan tuaj si të mirëqenë. Kujtoni gjithmonë të gjitha premtimet që i keni dhënë kur i kërkuat asaj të bëhej gruaja juaj dhe të përpiqeni të qëndroni burri të cilit ajo i tha: “Po.” Për.

Mos u bëni dembelë.

© The Holiday / Sony pictures

Mbroni zemrat e njëri-tjetrit.

Kujdesuni për zemrën tuaj po aq sa të kujdeseni për të asaj. Duajeni botën, dashuroni veten, por mbani një vend të veçantë në zemrën tuaj, ku askush nuk mund të hyjë përveç gruas tuaj. Mbajeni gati që ta pranoni gjithmonë aty dhe kurrë mos lejoni që dikush tjetër të zërë këtë hapësirë.

© pixnio.com

Vazhdoni të dashuroheni me të përsëri dhe përsëri…

Njerëzit ndryshojnë – ata kurrë nuk qëndrojnë të njëjtë dhe ju nuk bëni përjashtim. Ju të dy tashmë jeni ndryshe nga sa ishit kur u martuat dhe në 5 vjet do të jeni ndryshe nga sa jeni sot.

Ndryshimet janë të pashmangshme dhe ato do t’ju bëjnë që të zgjidhni përsëri dhe përsëri njëri-tjetrin. Prandaj, gjithmonë luftoni për të fituar përsëri zemrën e saj, përndryshe ajo mund t’ia japë dikujt tjetër.

Mos u mundoni ta ndryshoni

Detyra juaj është ta doni atë ashtu siç është. Dhe nëse ndodh që ajo të ndryshojë, ju duhet ta pranoni atë në mënyrën si është, pavarësisht se kush është bërë dhe pa marrë parasysh nëse e dëshiruat këtë gjë apo jo.

© It’s Complicated / Universal Pictures

Shihni më të mirën në të çdo ditë.

Përqendrohuni te gjërat që doni në të dhe këto gjëra do të zbukurohen edhe më shumë. Nëse përqendroheni në ato që nuk ju pëlqejnë tek ajo ose në diçka që ju shqetëson, këto gjëra do të zmadhohen.

Kështu që përqendrohuni në gjërat që doni më së shumti tek ajo për t’u zhytur plotësisht në dashurinë dhe për të ditur se pa dyshim jeni njeriu më i lumtur në botë që e keni atë si partneren tuaj të jetës.

Asnjëherë mos e fajësoni atë për diçka që ju zemëroi.

Janë emocionet tuaja, kështu që përpiquni t’i mbani ato. Vetëm se diçka nga bota e jashtme po ju nxit (puna juaj, miqtë tuaj, etj.) nuk do të thotë që ajo meriton të shohë emocionet tuaja negative.

Përballuni me gjithë negativitetin vetë – ajo që mund të bëni është të kërkoni këshilla e saj.

© The Break-Up / Universal Pictures

Kontrolloni emocionet tuaja.

Nuk është detyra e saj t’ju lumturojë dhe ajo nuk mund t’ju trishtojë gjithashtu. Ju jeni që jeni i detyruar të gjeni lumturinë tuaj dhe ta ndani atë me të. Gëzohuni në jetë, shijoni lidhjen tuaj dhe kurrë mos e lini veten ta teprojë me reagimet.

Qëndroni naivë …

Mos e merrni seriozisht këtë jetë. Mos harroni se duhet të ketë kohë për t’u çlodhur, për të qeshur dhe për ta bërë atë të qeshë. ’Është e qeshura ajo që ndriçon gjërat rreth nesh dhe na e bën jetën më të lehtë.

© By the Sea / Universal Pictures

Lëreni të jetë vetvetja.

Mos u mundoni ta rregulloni gruan tuaj kur ajo ndjehet e irrituar e shqetësuar ose e mërzitur – gjithçka që duhet të bëni është ta mbështetni dhe t’i tregoni asaj që gjithçka është në rregull.

Sigurohuni që ju ta dëgjoni atë dhe që ajo të jetë në dijeni për këtë si dhe t’i kujtojini asaj që ju jeni personi tek i cili ajo mund të mbështetet gjithmonë. Emocionet e grave janë si baticat – një ditë janë të larta, të nesërmen janë të ulta – kështu që qëndroni të fortë dhe kurrë mos e gjykoni.

Kjo do të ndihmojë për të ndërtuar atë besim dhe lidhje të ngushtë që do t’i ndihmojë asaj të shprehet me ju. Asnjëherë mos u ikni bisedave, veçanërisht kur ajo është e mërzitur. Jini prezent, qëndroni të fortë dhe sigurojini asaj që nuk do ta lini atë për aq kohë sa ajo ka nevojë për ju.

Jini të pranishëm.

Nuk është vetëm koha juaj që duhet t’i jepni asaj, por vëmendja, përqendrimi dhe shpirti gjithashtu. Pastroni mendjen nga gjithçka tjetër kur jeni me të. Trajtojeni si një mbretëreshë sepse ajo është mbretëresha e zemrës suaj.

© Begin Again / The Weinstein Company

Gëzojuni shpirtit të saj dhe plotësojeni atë çdo ditë.

Mësoni të gjitha mënyrat që e bëjnë atë të ndjehet e nevojshme, e dashur dhe e rëndësishme. Flisni gjuhën e saj të dashurisë. Kërkojini gruas tuaj të bëjë një listë me 10 gjëra që mund ta ndihmojnë atë të ndjehet e dashuruar dhe ndiqni këtë listë për ta bërë atë të ndjehet si një mbretëreshë.

Mos u tregoni kokëboshë!

Në të njëjtën kohë, mos kini frikë të jeni idiotë sepse të gjithë bëjmë gabime. Dhe as ju e as ajo nuk bëni përjashtim. Sidoqoftë, përpiquni të kufizoni sa më shumë gabimet tuaja dhe merrni mësime nga ato që nuk keni arritur t’i shmangni. Mos mendoni të jeni perfekt, por të paktën të përpiqeni të mos jeni shumë budallenj.

© Coco Chanel & Igor Stravinsky / canal.fr

Jini të gatshëm t’i jepni asaj fuqinë e mashkullorësisë tuaj.

Jini të gatshëm ta keni atë të tërën, ta mbani atë, ta doni atë seksualisht dhe ta mbushni atë me gjithë burrërinë që keni. Lëreni atë që të shkrihet brenda jush dhe sigurohuni që ajo të mund t’ju besojë plotësisht.

Jini të ndjeshëm.

Ju nuk duhet të jeni të fortë gjatë gjithë kohës. Ndani ndjenjat, shqetësimet dhe madje edhe frikën me të, si dhe tregojini asaj për gabimet që keni bërë.

© Wild / Fox Searchlight Pictures

Jepni asaj hapësirën që i nevojitet.

Gratë janë perfekte për të dhënë, por nganjëherë u duhet kohë për të ushqyer veten e tyre, për të arritur tek burimi i tyre i emocioneve të mira dhe për të ushqyer shpirtin e tyre.

Kështu që jepni gruas tuaj këtë mundësi kur ajo lodhet shumë për t’ju shërbyer juve, fëmijëve tuaj dhe madje edhe vetes së saj. Më besoni, ajo do të kthehet te ju edhe më energjike, rigjeneruese, rinovuese dhe e gatshme për të kënduar këngë të reja.

Jini plotësisht të hapur dhe transparentë me të.

Do të jeni në gjendje të krijoni besim midis njëri-tjetrit, por vetëm nëse jeni gati të ndani gjithçka me të, përfshirë edhe gjërat që nuk doni të ndani.

Duhet guxim ta bëni këtë sepse keni tendencë të tregoni vetëm anën tuaj të ndritshme dhe nuk mund të jeni kurrë të sigurt nëse ajo do ta pëlqejë gjithashtu anën tuaj të errët. Por nëse doni të ndjeni të gjitha dimensionet e dashurisë së saj, hiqni maskën tuaj dhe tregojini asaj se kush jeni vërtet.

© Music and Lyrics / Village Roadshow Pictures

Vazhdoni të rriteni së bashku.

Vetëm uji i rrjedhshëm është i freskët, pellgjet e ndenjura mbqjnë erë të keqe. Është njësoj me njerëzit – muskujt ju dhembin nëse nuk i ushtroni, truri juaj bëhet më pak i edukuar nëse ndaloni së mësuari, dhe marrëdhënia juaj bëhet më e dobët nëse nuk punoni në të.

Gjeni diçka që ju të dyve ju pëlqen, vendosni ëndrra dhe qëllimet dhe punoni për realizimin e tyre.

 Falni gjithmonë.

Asnjëherë mos i kujtoni momentet e këqija – lërini ato në të kaluarën dhe mos i mbani ato me vete në të ardhmen tuaj. Nëse vazhdoni t’i mbani ata, ata do të ankorojnë lidhjen tuaj. Falja do t’ju ndihmojë të këputni këtë spirancë të rëndë dhe do t’ju ndihmojë të ecni përpara.

© Valentine’s Day / New Line Cinema

Nuk ia vlen të shqetesoheni për paratë.

Paraja është një lojë, kështu që gjeni metodat dhe mënyrat tuaja për ta fituar atë. Bëhuni shokë të skuadrës, gjeni mënyra për të pasur sukses dhe të ecni përpara.

© Love, Rosie / Constantin Film

Zgjidhni dashurinë … gjithmonë!

Përcaktojeni dashurinë si përparësi dhe zgjidhni atë gjithmonë. Ndoshta kjo është këshilla kryesore që ju nevojitet. Nëse e bëni gjithmonë këtë, nuk ka asgjë që mund të trondisë marrëdhënien tuaj. Dashuria fiton gjithnjë.

A po ndiqni tashmë ndonjë prej këtyre këshillave? Cili mendoni se është çelësi i një marrëdhënieje të fortë? Me kënaqësi do të dëgjonim nga ju në komente!

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re