Kryemadhi sondazh live në Top Albania Radio: 2 në 3 persona votojnë LSI, Salsano abstenon, Paloma voton LSI

Kryetarja e Lëvisjes Socialiste për Integrim, gjatë një interviste të dhënë për Top Alnbania Radio zhvilloi një sondazh në studio me të pranishmit ku rezultoi se 2 në 3 persona votojnë LSI-në.

Votën pro Kryemadhit e dha spikerja Paloma, ndërkohë që Salsano Rapi zgjodhi të abstenonte.

Kryemadhi: Ja të bëjmë një votim këtu ku jemi, unë votoj LSI-në, po ti, (Paloma) thuaje se nuk të heq njeri nga puna…

Paloma: Jo se nuk kam frikë unë për atë punë, të bëj të kundërtën apo të jem në të njëjtin mendim, këtë duan të them.

Kryemadhi: Jo ti për kë voton …

Paloma: LSI-në

Kryemadhi: Po ti zotëri …

Salsano: Unë nuk votoj fare.

Kryemadhi: Ja ku jemi, kjo edhe po të mos thonte LSI-në unë e kuptoj se për kë voton ajo, sepse unë e lexoj votën, LSI e lexon votën.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re