Është vetëm 8 vjeçe, por kohën e saj të lirë po e shpenzon për të ndihmuar ata që nuk kanë mundësi.

Kjo është Samer Lin (Summer Linn) dhe ka vendosur që të shesë kek (cupcakes). Por është arsyeja ajo që e bën vendimin e kësaj vogëlusheje të bukur, e njëkohësisht një model për t’u ndjekur.

Sameri ka vendosur në stendë një seri me kuti (që i ka bërë vetë) me kek dhe i shet ato pranë një qendre tregtare… paratë do t’i shfrytëzojë që të blejë dhurata për fundvitin, për jetimët në qytet.

“Unë doja të ndihmoja kështuqë mendova për të bërë kek. Me paratë unë blej dhurata e lodra për fëmijët jetimë…ata meritojnë diçka që t’i bëjë të ndihen të lumtur”-thotë vogëlushja për median e huaj

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re