Në intervistën e dhënë për “Der Spiegel”, Vuçiç shprehet se ka rënë dakord me Ramën dhe me Zaev, që kur të flasë me presidentin Macron të diskutojë dhe në emër të tyre.

Pjesë nga intervista:

DER SPIEGEL: Plani fillestar ishte që Serbia të anëtarësohej në BE në 2025, por kjo nuk është më në tryezë. Kush është përgjegjës? Presidenti Francez Emmanuel Macron, i cili kohët e fundit bllokoi negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?

Vuçiç: Do të ishte shumë e thjeshtë të ankohesh për Macron. Pyetja e vërtetë është kjo: Si duket e ardhmja për ne këtu në Ballkan? A po na llogarisin edhe ne, apo po na bëjnë thjesht që të humasi, kohë. Mund të ketë arsye të shumta që ne të mos pranohemi, por ne kërkojmë të kemi një plan të qartë, dhe largpamës, asgjë më shumë.

DER SPIEGEL: A po e humbet durimi popullata serbe?

Vucic: Sondazhet tregojnë se 42 përqind e serbëve favorizojnë anëtarësimin në BE dhe 42 përqind janë kundër tij. Pjesa tjetër janë të pavendosur. Presim që kundërshtitë ndaj BE-së të shtohen në vazjdim.

DER SPIEGEL: Kjo do të dërgonte një mesazh katastrofik, veçanërisht duke pasur parasysh që keni vepruar për ca kohë dhe një lloj zëdhënësi për Ballkanin Perëndimor.

Vuçic: Unë kam qenë me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut në samitin e Ohrit dhe ne ramë dakord për çdo pikë, duke përfshirë që unë të flisja me Macron në emër të të gjithëve, siç bëra javën e kaluar.

DER SPIEGEL: Me sa duket pa shumë sukses. A është kjo arsyeja pse po planifikoni “mini-Shengenin” tuaj në Ballkan?

Ideja ime për një zonë mini-Shengen në Ballkan përkon me lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve. Ne jemi të gatshëm të qëndrojmë në çdo kufi, duke marrë parasysh dhe parashikimet e Bankës Botërore lidhur me ekonominë.

DER SPIEGEL: A mund të ndihmojë ky happër të shëruar plagët e krijuara nga lufta në Jugosllavi?

Vuçiç: Projekti “mini-Shengen” është një nga gjërat më të mira që ka ndodhur në këtë rajon në 30 vjet. Asnjë luftë, jo më, thjesht një lloj Skandinavie për të varfërit. Ne mund të ishim bërë një motor zhvillimi për të gjithë Evropën.

DER SPIEGEL: A keni menduar që të jetë edhe Kosova pjesë e projektit mini-Shengen?

Vuçiç: Kosovarët nuk dinë çfarë duan. Albin Kurti, i cili ka të ngjarë të jetë kryeministri i radhës, kërkon që të jetë udhëheqësi i idesë së Shqipërisë së Madhe. Kosova e shikon veten si shtet, por ne nuk e shohim atë në atë mënyrë. Sidoqoftë, ne mund të bënim biznes të shkëlqyeshëm me ta.

DER SPIEGEL: Kurti ka njoftuar se planifikon të miratojë një qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë. E keni takuar akoma?

Vuçiç: Ai dikur fyente vajzën time dhe i tha asaj që të gjente një shqiptar për t’u martuar. Unë i thashë: “Merr ca sjellje më të mira, o idiot”. Ajo që po pyes është kjo: Pse Perëndimi u hap te kutia e Pandorës në vitin 2008 duke njohur Kosovën?

DER SPIEGEL: Jo shumë kohë më parë, ju thatë se ishte “shumë e pamundur” që Serbia të njohë Kosovën brenda kufijve ekzistues. Kjo tingëllon, mjaft e paqartë.

Vucic: Mendimi im është i tillë, pasi nëse do e thoja qarë se nuk do ta njihnim Kosovën, atëgerë do të na përplasej dera menjëherë për çeljen e negociatave.

Dua ta mbaj të hapur mundësinë e kompromisit. Dhe për këtë, unë jam i zhgënjyer nga bashkatdhetarët si ish Ministri i Jashtëm Vuk Jeremic, si tradhtari më i madh i të gjitha kohërave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re