Skip to content

‘Unë jam me fat që të kam’, Kiara Tito përlotet në emision

Moderatorja shumë e përfolur momentalisht, Kiara Tito ishte e ftuar nje pasdite tek “Rudina” ku foli për sezonin e ri të “Doktor Plastik”, por edhe paksa për jetën e saj private. Kiara tregoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me tezen e saj e cila më pas doli se i kishte dërguar një video mesazh surprize.

“Kiara që kur ke qenë e vogël kjo ka qenë ëndrra jote, të bëheshe një prezantuese e mirë, të sfiloje e të këndoje nëpër ekrane. Dhe ja ti sot ja arrite qëllimit. Je një vajzë me shpirt të madh, e edukuar, një vajzë e mrekullueshme dhe unë jam me fat që të kam. Të dua shumë”, u shpreh tezja e Kiarës, mesazh i cili e përloti moderatoren.

“Faleminderit shumë, ishte një surprizë shumë e bukur”, u shpreh Kiara me lot në sy.

Pas këtij momenti emocionus, Rudina vazhdoi e pyeti Kiarën edhe për marrëdhënien me Butrintin, por moderatorja edhe kete here sërish e mohoi duke u shprehur se janë vetëm miq.