“Së shpejti do të kemi 400 mijë teste të shpejta që vijnë në Shqipëri dhe do të rrisim testimin. Ndërkohë kemi garantuar një vaksinim të konsiderueshëm për gripin sezonal, duke ulur riskun e të prekurve.

Jemi në përpjekje intensive për vaksinën. Më vjen keq kur dëgjoj lloj lloj muhabetesh dhe teorish në mënyrë të përditshme, sespse faktikisht situate e përgjithshme është domethënëse në lidhje me një ngërç mes kërkesës dhe ofertës. Italia, e cila ka nisur vaksinimin tre ditë më parë ka në dispozicion 9700 vaksina. Kjo është sasia e dozave që ka marrë Italia, vend i BE. Dozat e disponueshme janë shumë herë më pak se nevojat, ato janë ndarë mes vendeve të BE. Këtu çfarë nuk dëgjon. Kompanitë, duke filluar nga Pfizer bëjnë marrëveshje të cilat sidoqoftë janë të lidhura me shtetet.

Nuk ka një marrëveshje tani që bëhët drejpërdrejt me kompaninë, ku blen sipas asaj që ofron. Marrëveshja është e lidhur me shtetet me të cilat Pfizer ka vendosur vijat e para të komunikimit, kam parasysh BE si entitet. SHBA  ka një ndalesë me një akt të presidentit, që asnjë dozë nuk mund të dalë nga SHBA. I gjithë ky ngërç i takon vetëm fazës së parë, pasi prodhimi do rritet në mënyrë eksponenciale në muajt në vijim.

Jemi të bindur se do të fillojmë vaksinimin brenda janarit dhe në mes të janarit do të jemi në gjendje të fillojmë me vaksinimin e bluzave të bardha dhe më pas me grupet vulnerabël.

Thonë që filloi vaksinimi dhe në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që kanë mbërritur vetëm 1 doza

Kur vjen puna për të kërkuar gjëra për shqiptarët unë jam njishi”, tha Rama.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re