Ish-kryeparlamentari socialist, Namik Dokle ka komentuar aksionin opozitar parlamentar, për të cilin tha se mendon se nuk është zgjidhja normale.

Sipas Dokles, ka rrugë të tjera për të zgjidhur situata të tilla, ndonëse mendon se opozita është në të drejtën e saj.

“Mazhoranca ka forcën, opozita ka mençurinë”, tha deputeti.

“Gjëja kryesore që tregojnë pamjet është se jeta parlamentar ka dalë jashtë normalitetit. Mendoj se instrumentet politikë të parlamentit kur dalin jashtë normalitetit s’kanë dobi. Kjo që ndodh nuk është zgjidhja normale, pasi prekim themelet e parlamentarizmit.

Nuk dua të bëj rolin e gjykatësit, se unë jam socialist dhe socialist do vdes. Si qytetar them se çdo instrument jashtë parlamentar nuk i bën mirë shoqërisë dhe as atyre që i bëjnë këto gjera. Opozita mendon se është në të drejtën e saj, unë mendoj se ka rrugë të tjera.

Mazhoranca ka forcën, opozita ka mençurinë. Parlamentarizmi ka rregullat e veta dhe duhen respektuar si nga mazhoranca dhe nga opozita, ndryshe nuk është normalitet. Për një anormalitet që ka ndodhur në Parlament, unë kam dhënë dorëheqjen nga detyra si kryetar i Kuvendit.”, u shpreh ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re