Zhaklina ishte 6 vjeçe kur i ati e rrëmbeu. Në atë kohë (viti 2007) nëna e vajzës, Anxhelika, e denoncoi rastin në polici. Kërkimet nisën por nuk u gjet gjë. Autoritetet dyshuan se burri ishte arratisur nga SHBA-të drejt Meksikës.

14 vite kaluan dhe një mesazh në rrjetin social rihapi çështjen. Zhaklina kishte arritur të gjente të ëmën në rrjetin social. I kishte shkruar një mesazh duke i thënë se ishte e bija.

E tronditur, gruaja kishte kontaktuar me policinë, duke i njoftuar se dikush i kishte shkruar e deklaronte se ishte e bija, e zhdukur prej 14 vitesh. Me bashkëpunimin e disa instancave shtetërore, u vërtetua se gruas i kishte shkruar me të vërtetë e bija, e cila tashmë ishte 19 vjeçe. Po me ndihmën e autoriteteve gruaja u nis në kufirin mes SHBA-ve e Meksikës, për të takuar të bijën.

Lajmi është bërë publik në thuajse të gjitha mediat në SHBA. Pavarësisht insistimit të këtyre të fundit, nënë e bijë kanë refuzuar të japin një intervistë apo të tregojnë se përse vajza kontaktoi me nënën pas kaq shumë kohësh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re