Ajo çfarë gjermanët kanë kuptuar më mirë se të tjerët në lidhje me punën është kjo: të jesh produktiv kërkon më shumë sesa disiplinë dhe etikë të fortë pune – këtu kërkohet gjithashtu koha e nevojshme për t’u kujdesur për veten.

Kujdesin për veten dikush mund ta përfytyrojë si të shkuarit në shtëpi për t’u shëruar nga gripi, të kalosh një jave në “fizioterapi”, “llixha”, apo “Wellness Centers”, apo edhe takimet me miqtë pas pune.

Për gjermanët nuk është kështu, kur bëhet fjalë për t’u kujdesur për veten, fokusi është më intensiv këtu.

Ekziston një metaforë që përdoret shpesh në kësisoj rastesh, por nuk është gjermane. Koncepti i ‘mprehjes së tehut’ vjen në fakt nga autori Stephen Covey (7 Zakonet e Njerëzve të Suksesshëm). Nëse ti e kalon gjithë ditën duke sharruar dhe nuk e gjen kohën për ta mprehur tehun e sharrës, Covey thotë, puna jote do të bëhet e vuajtshme.

E meqë këtu po flasim për njerëzit, e jo për veglat e punës, kjo do të thotë të kujdesësh për burimet tuaja më vitale: fizikun tënd, shoqërinë, dhe mirëqënia mendore. Jepini vetes kohën e mjaftueshme të pushimit dhe rigjenerimit, shpjegon ai, dhe do të shijosh mirëqënie dhe produktivitet.

Gjërmanët e marrim punën me shumë seriozitet, por gjithashtu ata, me po të njëjtin gravitet edhe përmbylljen e gëzueshme të saj.

@shutterstock

Një mënyrë më e saktë për ta shprehur këtë koncept do të arrihej përmes fjalës së këndshme, Feierabend: një emër i përbërë që nënkupton “orët-pas punës” por e përkthyer tamam ajo nënkupton “festa e pasdites.”

Në Gjermani nuk ekziston as përkthimi i fjalës “burnout” që do të thotë ezaurim, shterim, tregon një “fenomen profesional”, një “sindromë” që është rezultat i stresit kronik, në vendin e punës, i cili vazhdon edhe pas orarit të punës.

“Gjermanët e kanë kuptuar se problemet nuk vijnë nga mbingarkesa në punë,” shkruan një specialist. “Gjermanët JETOJNË në punë. Problemi është se në vendet e tjera nuk ka Feierabend – NUK KA një FUND të ditës së punës.”

Punëtorët gjermanë e ndaluan menjëherë tentativën e një ligji të ri për ta zgjatur orarin zyrtar të punës, dhe ata janë shumë të rreptë ndaj të gjithë atyre që tentojnë ta de-gjermanizojnë kulturën gjermane të punës. Volkswagen, për shembull, e ndalon përdorimin e emalit pas orës 17:00 dhe i shpërndan ato nëpër inbox-e vetëm të nesërmen e ditës së punës. Zëdhënësi i Volkswagen thotë se ata e respektojnë dhe e quajnë si të shenjtë “orarin e pushimit” të punëtorëve dhe do t’i ndërpresin ata vetëm në rast të ndonjë emergjencë të jashtëzakonshme.

Gjermanët besojnë në kryerjen e punës saktë dhe mirë, por ata gjithashtu besojnë edhe tek koncepti i mrehjes së sharrës.

@shutterstock

Puno fort, zbavitu fort, dhe me zbavitje gjermanët nënkuptojnë orarin e pushimit, të cilin e shfrytëzojnë në maksimum. Feireabend për gjermanët nuk do të thotë të shtrihesh në divan përpara televizionit, por të dalësh për party birrash, të argëtohesh rëndshëm, të shfryhesh e të çlodhesh fizikisht dhe mendërisht, nëpërmjet garave me kajakë, ski, lojërave dimërore, notit, pishinave etj,… lista vazhdon gjatë.

Arsyeja prapa kësaj është shumë e fortë dhe shumë e thjeshtë: nëse ti nuk ndjehesh mirë nuk mund të jesh produktiv.

@shutterstock

Punëtorët gjermanë marrin 4 javë pushime në vit, dhe ata shijojnë javët më të shkurtra të punës të njohura në Evropë. Në sektorin industrial, standarti është vetëm 35 orë në javë, që është shumë ndryshe nga 49 orëshi i vendeve të tjera.

Ajo çfarë ne të gjithë duhet të mësojmë nga gjermanët është se puna nuk është një proces që nuk përfundon kurrë, që vazhdon e të përndjek në çdo vend, e në çdo situatë. Puna është punë, dhe jeta është jetë. Puno për të jetuar, mos jeto për të punuar.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re