Kryeministri Rama sugjeron se Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të mund të jenë të lumtur kur më në fund të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

Rama mori pjesë në debatin e zgjeruar në kuadër të “Global Gateway Forum 2023” që po zhvillohet në Bruksel, mbi çështjet në lidhje me investimet globale në infrastrukturë, duke përfshirë sfidat me të cilat përballet sektori publik dhe privat, praktikat më të mira dhe mësimet e nxjerra.

Para gjithë liderëve të tjerë nga e gjithë bota, Rama solli shembullin e martesave të tij me qëllim ilustrimin e lumturisë pas disa dështimeve.

“Nuk ka asgjë që ia vlen më shumë sesa t’i afrohesh gjithmonë e më pranë Bashkimit Europian dhe për ne shqiptarët, që kemi përjetuar një histori, e cila na ka detyruar të bëjmë një sërë martesash të padëshiruara, na besoni, kjo mund të jetë martesa më e vështirë për tu bërë, por e vetmja martesë që ia vlen të kërkohet. Po ju them dhe nga përvoja ime personale. Unë kam pasur disa dështime në martesë, por pasi gjeta atë të duhurën dhe duke qenë i lumtur me të, unë besoj gjithmonë që kjo do të ndodhë edhe me Shqipërinë e të tjerët kur më së fundi të martohen me Bashkimin Europian”, tha kryeministri.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re